TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2026, 07:13

Kthjellime dhe vranësira, si pritet të jetë moti sot

Shkruar nga Pamfleti
Kthjellime dhe vranësira, si pritet të jetë moti sot
Kthjellime dhe vranësira, si pritet të jetë moti sot

Ditën e premte, 22 maj vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare.

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës deri pasdite me intensitet të ulët kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore të vendit. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 17 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Lini një Përgjigje