TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Maj 2026, 22:54

"Kanë marrë pjesë mbi 200 persona", Dervishi: Zhdukja e Martinajt, ngjarje shumë e madhe për t’u fshehur

Shkruar nga Pamfleti
"Kanë marrë pjesë mbi 200 persona", Dervishi: Zhdukja e
Devishi & Martinaj

Gazetari Ferdinand Dervishi deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se zhdukja e Ervis Martinajt është një ngjarje tepër e madhe për t’u mbajtur e fshehtë dhe se në organizimin e rrëmbimit të tij dyshohet të jenë përfshirë shumë persona dhe disa grupe kriminale.

Sipas Dervishit, mënyra sesi është trajtuar çështja nga institucionet ka ngritur shumë pikëpyetje, ndërsa hetimet janë zvarritur që në momentet e para pas zhdukjes së Martinajt.

Zhdukja e Ervis Martinajt nuk është ngjarje që fshihet, sepse personat që organizuan rrëmbimin nuk janë një apo dy, por janë 100 apo 200 veta dhe është e vështirë që në një të ardhme të mos dalë dikush dhe të mos ketë ndryshuar një raport politik që kjo çështje të mbyllet. Është një ngjarje shumë e madhe për t’u fshehur. Policia shkoi me shumë vonesë për hetime në një vilë ku u tha se ishte rrëmbyer Martinaj. Pastaj u tha se u bë një ekspertizë, më pas çështjen e mori prokuroria e Laçit e pastaj ajo e Lezhës. Kjo nuk është një çështje që ta hetojë një prokurori lokale, sikur Martinajn ta kishte shtypur një makinë. Ai është viktimë jo vetëm e një grupi të organizuar, por e disa grupeve kriminale dhe kjo është ajo që çalon në gjithë hetimin”, deklaroi Dervishi.

Gazetari foli edhe për dyshimet se në operacionin e zhdukjes janë përdorur uniforma policie dhe se SPAK disponon të dhëna që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Një detaj tjetër është se personat që kanë bërë atë organizim të madh, me peshë dhe me përfshirjen e bandës së Fushë-Krujës, kanë qenë me uniforma policie dhe mund të vinin të pushtonin edhe Parlamentin. Kur u zhduk Martinaj ka qenë një aplikacion që është thyer dhe nëse do të zbardhen tabulatet dhe përgjimet që SPAK ka marrë, atëherë kjo histori mund të zbardhet. Çështja është nëse do të ketë vullnet dhe dëshirë për ta çuar deri në fund”, tha Dervishi.

 

dervishi martinaj

Lini një Përgjigje