
Kryebashkiaku socialist ka mbërritur në ambientet e SPAK rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm.
Kryetari i bashkisë Lezhës, Pjerin Ndreu është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Kryebashkiaku socialist ka mbërritur në ambientet e SPAK rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm.
Pjerin Ndreu ka hyrë brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme i vetëm.
Pas daljes nga SPAK, Ndreu tha se është thirrur për shpërdorim detyre. Ai shton se në këtë cështje ka 0 shkelje procedurash, 0 korrupsion dhe 0 dëm ekonomik, por PD-ja e Lezhës sipas tij nuk është dakord për një trotuar.
"Arsyeja është thirrje për një çështje që është denoncuar nga PD. Ajo që duhet thënë është 0 shkelje procedurash, 0 korrupsion dhe 0 dëm ekonomik.
Ka një problem procedure, ku PD në Lezhë nuk është dakord që t’i bëjmë trotuarin njerëzve.
Jemi në proces, thash shpjegimit, do jap prap. Isha në cilësinë e personit në hetim për veprën penale shpërdorim të detyrës. Është kallëzim politik, por nuk ka të bëjë me asnjë shkelje. Si duket shërbimi në komunitet që kemi bërë ne, nuk i ka shkuar për shtat PD-së të Lezhës, ndaj janë aty ku janë."-tha Ndreu për mediat.
Ndreu mban postin e Kryetarit të Bashkise Lezhë prej dy mandatesh. Ai u zgjodh në drejtimin e Bashkisë Lezhë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 dhe ato më 14 maj 2023.
Lini një Përgjigje