TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2024, 10:04

'Gërdeci'/ Nis gjyqi ndaj Fatmir Mediut, kush janë 5 ekspertët e thirrur për t’u pyetur nga mbrojtja e ish-ministrit

Shkruar nga Pamfleti

'Gërdeci'/ Nis gjyqi ndaj Fatmir Mediut, kush janë 5

Nis seanca gjyqësorë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, për dosjen Gërdeci në ngarkim të ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.

Të pranishëm në sallë janë vetë i pandehuri bashkë me dy avokatët e tii, Henrik Ligori dhe Ardian Visha. 5 ekspertët Bexhed Zeqiri, Ymer Stafa, Rasim Metallari, Latif Çela, Mondi Hoxha që kanë përcaktuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi i 15 marsit 2008, familjarët e Erison Durdës dhe avokati mbrojtës Dorian Matlia.

Po ashtu dhe dy prokurorët e çështjes Klodian Braho dhe Arben Kraja.

Kush janë 5 ekspertët

1-Bexhed Zeqiri- financier kontabël, aktualisht punonjës te KLSH, audit.

2-Ymer Stafa-ekonomist financiar, pensionist.

3-Rasim Metallari- financier, punonjës te Universiteti i Mjekësisë, auditues i brendshëm

4-Latif Çela- financier i lartë, auditues te Ministria e Financave

5-Mondi Hoxha- punonjës në sektor privat, kompania Kastrati Group.

Lini një Përgjigje