
SPAK ka marrë një tjetër mbështetje nga SHBA, ku prokurorë e gjyqtarë amerikanë i kanë dhënë një mesazh kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani për të goditur këdo.
Personalitete të larta të drejtësisë amerikane kanë zhvilluar sot (10 korrik) një takim me kreun e SPAK Altin Dumani si dhe prokurorët e tjerë të Prokurorisë së Posaçme. Takimi u zhvillua për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.
Ambasada e SHBA-së në vendin tonë bën të ditur se pjesë e grupit të takimit ishin Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtari Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtarja Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah. 1/2.
Sipas ambasadës, zyrtarët amerikanë nënvizuan se sa e rëndësishme është të ndjekësh penalisht me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë.
Në përmbyllje, nënvizohet se Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë të cilat po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar.
"Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi SPAK-un, ku u takua me kreun Altin Dumani dhe prokurorët për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.
Grupi përfshin të nderuaren Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah.
Ata nënvizuan se sa e rëndësishme është të ndjekësh penalisht me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë të cilat po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar", njofton ambasda e SHBA.
Lini një Përgjigje