TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Tetor 2023, 13:46

Kreu i SPAK dhe oficerët e BKH-së nisen drejt Washingtonit

Shkruar nga Pamfleti
Kreu i SPAK dhe oficerët e BKH-së nisen drejt Washingtonit
Kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani së bashku me disa prokurorë dhe oficerë të BKH-së janë nisur në Washington në kuadër të trajnimeve.

Pritet që gjatë qëndrimit në USA të kenë takime dhe me kolegët amerikanë të FBI-së.

Po kështu në axhendën e Dumanit parashikohen dhe takime me  përfaqësues të Ministrisë së Jashtme amerikane dhe Departamentit të Drejtësisë.

Organizatorët amerikanë dhe SPAK nuk kanë dashur t’i japin bujë kësaj vizite, por më shumë se një vizitë pune kjo konsiderohet një vizitë e konfirmimit të mbështetjes absolute që SPAK merr nga SHBA.

kreu i spak altin dumani

Lini një Përgjigje