TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Nëntor 2023, 11:11

Konflikt interesi, SPAK kërkon përjashtimin e Ilirjana Olldashit nga çështja Malltezi   

Shkruar nga Pamfleti
Konflikt interesi, SPAK kërkon përjashtimin e Ilirjana Olldashit nga
Jamarbër Malltezi dhe Ilirjana Olldashi

Bëhet me dije se SPAK ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashit, me argumentin e konfliktit të interesit.

Ditën e sotme është mbajtur në Apelin e GJKKO seanca për pasuritë e sekuestruara të Jamarbër Malltezit. Bëhet me dije se SPAK ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashit, me argumentin e konfliktit të interesit.

Olldashi, është gjyqtarja e cila zbuti masën e sigurisë për Malltezin nga “Arresti me bug” në “Arrest shtëpie”.

Jamarbër Malltezit i janë sekuestruar 25 pasuri, ndër to apartamente, një vilë, 6 llogari bankare dhe aksione në kompani.

Sipas shortit të datës së sotme, kërkesën për përjashtim do ta shqyrtojë gjyqtarja Miliana Muça.

Apeli i GJKKO caktoi ndaj Malltezit masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërkohë që la në fuqi masën “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i kalimit jashtë vendit” për Sali Berishën.

Në njoftimin zyrtar të GJKKO bëhet me dije se me masën e re të sigurisë, Malltezit i ndalohet të largohet nga banesa e tij, si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë në të njëjtën banesë me të.

Berisha dhe dhëndri i tij akuzohen nga SPAK në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani, pas kallëzimit të bërë në vitin 2020 nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Malltezi u arrestua në Rinas më 21 tetor me urdhër të SPAK. Mbi të rëndojnë akuzat për  “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”.

Për të njëjtën çështje GJKKO ka caktuar masat e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe për Sali Berishën dhe sipërmarrësin Fatmir Bektashi, ortak i Malltezit dhe ndërtues i kompleksit të pallateve.

Ish-kryeministrit i është ndaluar dalja jashtë shtetit dhe mbi të është ngritur akuza e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim.

ilirjana olldashi spak

Lini një Përgjigje