TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Nëntor 2023, 10:45

Skandali i Celibashit të partisë në pushtet që sfidon vendimet e Gjykatës së Lartë

Shkruar nga Pamfleti
Skandali i Celibashit të partisë në pushtet që sfidon
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Avokati Arben Llangozi ka publikuar një skandal që lidhet me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, teksa thotë se Celibashi është një ndër zyrtarët e lartë më të korruptuar në Shqipëri.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Llangozi shkruan se kreu i KQZ, dyshohet se është përfshirë në skemën e pastrimit të parave në bashkpunim me Fatmir Mediun.

Avokati deklaron se Celibashi ka pasur detyrë të bazohet në ligj në momentin e dhënies së vendimit kundër Hajdarit të Bashkisë Kuçovë, por sipas tij Celibashi nuk merr për bazë vendimin e gjykatës së Lartë.

Postimi i plotë:

Ilirjan Celibashi padyshim është një ndër zyrtarët e lartë më të korruptuar në Shqipëri.

Ai dyshohet se është përfshirë në skemën e pastrimit të parave në bashkpunim me Fatmir Mediun.

Ai në jo pak raste mban qëndrimi skandaloz, antikushtetues, korruptiv, të ndikuar në vendimet e dhëna prej tij në krye të KQZ.

Një ndër rastet të dyshuar korruptiv është dhe vendimi i dhënë ndaj kryetarit të bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari.

Celibashi ka pasur detyrë të bazohet në ligj në momentin e dhënies së vendimit kundër Hajdarit të Bashkisë Kuçovë.

Celibashi i partisë vlerson dhe konsideron të marin për bazë dhe si analogji vendimin e vet dhe vendimin e gjykatës administrative të shkallës së parë dhe nuk merr për bazë vendimin e gjykatës së Lartë.

Skandali provohet si më poshtë:

Gjykata e Lartë në vendimin me penal të datës 24.07.2023 me Nr. 53805-00551-00-2018 i Regj. Themeltar  Nr. 00-2023-1569 i Vendimit (215)  në pikën 22 të tij ka mbajtur qëndrimin si më poshtë:

Referuar përmbajtjes së formularit të vetëdeklarimit, i dalë në zbatim të ligjit nr. 138/2015, i miratuar me vendimin nr. 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë, Kolegji vlerëson se subjektet deklarues që përcaktohen në këtë ligj kanë detyrim të pasqyrojnë në formular çdo dënim penal të formës së prerë të dhënë nga një autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj, pavarësisht llojit të veprës penale dhe llojit e masës së dënimit të dhënë.

Ndërkohë sipas arsyetimit fantashkencor tē zyrtarit të dyshuar të korruptuar Celibashi, dhe pikërisht në vendimin e zotit Hajdari thuhet se:

Duhet të deklarohen vetëm shkaqet që e ndalojnë kandidimin. Nëse shkaqet mungojnë, atëherë subjekti nuk ka asnjë detyrim të deklarojë çdo gjë tjetër që nuk përbën shkak/ndalim për të marrë një funksion publik.

Pra gjykata e lartë thotë se duhet deklaruar çdo vendim Penal ndërkohë Celibashi thotë se nuk ka detyrim....

Skandali i Celibashit të partisë në pushtet që sfidonSkandali i Celibashit të partisë në pushtet që sfidon

celibashi vendime gjykata e larte arben llangozi

Lini një Përgjigje