
Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar në lidhje me çështjen McGonigal, ndërsa theksoi se ish-zyrtari i FBI mund të jetë përdorur nga Rama kundër Bashës, për zgjedhjet e 2021-it.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kokalari shkruan se kjo do të jetë bazë e fortë që DASH të sanksionojë Ramën.
"McGonigal është marrë vetëm me dosjen e Bashës, për këtë është paguar dhe këtë ka realizuar për Ramën, i cili fare mirë mund ta ketë përdorur kundër Bashes dhe në zgjedhjet e 2021!
Si e tillë, klani i Berishës bën mirë të përmbahet dhe ta mbledhë veten e të artikulllojë për kë opozitë bëhet fjalë.
Pranimi i fajit nga McGonigal tregon qartë që Edi Rama ka korruptuar një punonjës të administrates Amerikane për të luftuar kundërshtarin e tij politik, si e tillë ka cënuar në mënyrë direkte demokracinë Amerikane. Kjo është bazë mjaft e fortë që DASH mund ta përdorë për ta sanksionuar Ramën siç bëri me Berishën.", shkruan Kokalari.
Lini një Përgjigje