TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shtator 2023, 08:30

Zjarr në parkingun e një pallati në Fushë-Krujë, shkrumbohen nga flakët dy makina

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr në parkingun e një pallati në Fushë-Krujë,

Një zjarr ka rënë gjatë mesnatës në parkingun e një pallati 9 katësh në lagjen ‘Punëtori’ në Fushë-Krujë, ndërsa janë shkrumbuar nga flakët dy automjete.

Dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.

Zjarri është pikasur nga një banor, i cili ka lajmëruar familjet që të dalin nga pallati si dhe është njoftuar menjëherë policia dhe zjarrfikëset, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Nga mungesa e energjisë, dera kryesore nuk hapej.

Zjarrfikësit kanë shkatërruar derën dhe më pas kanë ndërhyrë në shuarjen e flakëve. Po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.

makina fushe kruje parking zjarr

Lini një Përgjigje