Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit në fabrikën e bojërave Deutsch Color në autostradën Tiranë Durrës ka qenë një shkëndije elektrike, tek sektori i prodhimit të bojës.
Fabrika e bojërave u përfshi nga një zjarr masiv të shtunën në mbrëmje rreth orës 22:00.
Për shuarjen e flakëve u angazhuan 15 mjete zjarrëfikëse, 65 forca zjarrëfikëse, 200 forca policie dhe vullnetarë. Ata mundën ta vinin nën kontroll zjarrin pas disa orësh.
Në një njoftim për mediat, policia e Durrësit tha se nga flakët nuk ka persona të lënduar. Në momentin e rënies së zjarrit në fabrikë nuk ka pasur punonjës, ndërsa rojet e objektit ndodheshin në ambientet e jashtme. Megjithatë, për shkaqe sigurie, policia evakuoi qytetarët që ndodheshin në një lokal aty pranë.
E po për çështje sigurie, policia bllokoi përkohësisht qarkullimin në autostradën Durrës-Tiranë duke e devijuar lëvizjen e mjeteve në rrugën dytësore
Lini një Përgjigje