TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Maj 2024, 07:21

Kokaina në det, gazetari jep detaje: Si u asgjësua grupi i Gëzim Çelës, droga vinte nga vendet e Amerikës Latine

Shkruar nga Pamfleti

Kokaina në det, gazetari jep detaje: Si u asgjësua grupi i Gëzim

Gazetari Trashëgim Sokolaj tha se arrestimi i 3 personave në kuadër të operacionit të koduar “Flakë në det” ka shkatërruar grupin e Gëzim Çelës.

Sokolaj u shpreh gjithashtu se lënda narkotike vinte nga vendet e Amerikës Latine.

Sipas tij, mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.

“Bëhet fjalë për vazhdimësinë për operacionin e nisur nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit në gusht 2023. Bëhet fjalë për episodin e ndërhyrjes në det gjatë momentit të shkëmbimit të një sasie kokaine me kanabis. Lënda narkotike që është sekuestruar, ka qenë 23 kilogram kanabis, po shkëmbehej me këtë kokainë. Rezulton që ky rrjet funksiononte për të furnizuar Gëzim Çelë me kokainë.

Ky person u kthye në pikë kryesore në kontaktin e trafikimit të kokainës, banesa e tij u kthye në një laborator droge. Operacioni në fjalë i gushtit të 2023 pati problematika. Në atë operacion u kapën disa persona, midis të cilëve, ish polici i Kurbinit. Në makinën e tij u gjetën 10 mijë euro dhe dy aparate celulare, një prej të cilave kishte biseda të shumta me aktivitetin kriminal që po zhvillohej.

Në momentin e operacionit, mendohet se Gëzim Çela e kuptoi se po hetohej nga SPAK, u largua në drejtim të Kosovës ku u arrestua muaj më pas. Përdorte një emër të rremë, u ekstradua në Shqipëri. Arrestimi i 3 personave është akti i fundit për asgjësimin nga ana e autoriteteve ligjore të këtij grupi, që nga 1997 deri në 2023 ka mbretëruar në atë zonë. Mënyra sesi ka vepruar SPAK, në gusht 2023 kishte informacione se ky operacion pati një dekonspirim, për shkak të lidhjeve të forta që Gëzim Çela kishin me policinë lokale. SPAK pasi arrestoi Çelën, tashmë kemi edhe 3 të tjerë të arrestuar. Origjina e kokainës, kryesisht vendet e Amerikës Latine, Uruguai, Kolumbia”, tha gazetari për “Abc News”.

Lini një Përgjigje