
Analisti Ergys Mërtiri duke komentuar zhvillimet në aspektin politik për zgjedhjet e 11 majit, si dhe procesin post zgjedhor tha se sistemi aktual elektoral duhet të ndryshohet.
Sipas tij, sistemi aktual elektoral nuk u përket partive të vogla, si dhe deformon vullnetin e popullsisë. Më tej, ai shtoi se me rezultatin e zgjedhjeve partitë e vogla mund të kishin më shumë mandate, për të krijuar një pol të tretë.
“Sistemi elektoral duhet tu përkas partive të vogla dhe duke kthyer në bipolar mënyrën sesi duhet të bëhet sistemi zgjedhor ne kemi përjahstuar partitë e vogla dhe kemi deformuar qëndrimin e popullit.
Demokracia duhet të mbrojë pakicën, qëllimi është që pushteti të bjerë. Pushteti bie duke u dhënë peshë të vegjëlve. Ky kod i pengon të vegjlit të rriten dhe deformon vullnetin e popullsisë. Lapaj ka marrë 64 mijë vota dhe ka 1 mandat ndërkohë duhet të kishte 4. Nëse do kishim një sistem tjetër Rama do të kishte më pak se 64, Berisha më pak dhe me 20 mandate do ishte një pol i tretë në politikë”, tha ai në programin ‘Real Story’.
Lini një Përgjigje