TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shtator 2024, 17:45

Klodiana Lala paralajmëron “tërmet”: Sot priten arrestime të bujshme në Durrës!

Shkruar nga Pamfleti

Klodiana Lala paralajmëron “tërmet”: Sot priten arrestime

Gazetarja Koldiana Lala ka deklaruar se gjatë ditës së sotme priten arrestime të bujshme dhe se bëhet fjalë për persona të rëndësishëm.

Lala u shpreh se shumë shpejt do të ndodhin goditje të fortë në qytetin e Durrësit. Po ashtu, gazetarja paralajmëroi arrestime edhe nga radhët e politikës dhe drejtësisë.

“Unë personalisht sot pres disa goditje në Durrës. Besoj do ketë së shpejti dhe janë emra të njohur, shumë të rëndësishëm dhe pres goditje në radhët e politikës, por hyjnë në sferën e korrupsionit kryesisht. Kam dyshime të forta se do ketë goditje edhe në fushën e drejtësisë. Testi i SPAK është politika”, deklaroi Lala për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH.

Gazetarja ka bërë një përmbledhje të ngjarjeve të kronikës gjatë kësaj vere, duke u ndalur te një sërë arrestimesh të bujshme.

Lini një Përgjigje