TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Mars 2023, 21:10

“Kjo është drejtësia që duam”, Klodiana Lala: Olta Xhaçka e zhytur në skandale, dënohet nëna me foshnje 8 ditëshe

Shkruar nga Pamfleti

“Kjo është drejtësia që duam”, Klodiana Lala:

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka reaguar ashpër për skandalin e ditës së sotme, ku një nënë me një foshnje 8 ditëshe  u arrestua.

Sipas saj, një zhvillim i tillë është skandaloz pasi nuk mundet që Olta Xhaçka të rrijë e qetë teksa akuzohet për shumë akuza, ndërkohë që një nënë e re futet në burg. Ajo madje ja ka numëruar akuzat ministres.

Olta Xhaçka me bashkëshort investitor strategjik; Olta Xhaçka e kallëzuar për përdorim të helikopterëve në fushatë; Privatizimi i Limionit një tjetër çështje e hapur për Olta Xhaçkën.

Olta Xhacka e pyetur ne SPAK për tenderat gjatë pandemise për të cilët drejtësia mbylli sytë. Për Olta Xhaçkën, u çua në riedukim nga kryeministri dhe një gazetar. E në vend që drejtësia të na thotë ndonjë fjalën për zonjën ministre shkon e dënon një nene me foshnjen 8 ditëshe! Kjo është drejtësia që duam”, shkruan Lala.

lala xhacka akuza

Lini një Përgjigje