TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Mars 2023, 16:01

Afera me bazën detare të Sarandës, Shemsi Prençi: Xhaçka duhej të kishte dalë me pranga në duar nga SPAK-u

Shkruar nga Pamfleti

Afera me bazën detare të Sarandës, Shemsi Prençi:

Ish-zyrtari i policisë dhe njëherësh ish-këshilltar i presidentit, Shemsi Prençi, ka folur mbi hetimet që SPAK po zhvillon për aferën me bazën detare në Sarandë.

Në një emision ai tha se ministrja Olta Xhaçka dje duhej të kishte dalë me pranga në duar.

Si ish-këshilltar i Presidentit të Republikës, jam në dijeni për masakrën që është bërë me pronat e ushtrisë, për t’u vendosur në dispozicion të oligarkëve. Ministrja ashtu do fliste, nuk ka si të fliste ndryshe. Është e vetmja ministre që na ka rezultuar si investitore strategjike, na ka rezultuar si një pronare e madhe që mund të bëjë çfarë të dojë me pronat e ushtrisë.

Arroganca e ministres Xhaçka dhe babëzia për t’u pasuruar në një kohë shumë të shkurtër, e ka çuar dje në SPAK. Unë kam menduar që të mos dalë fare nga SPAK-u. Të dilte me pranga në duar dhe të shkonte te 313-ta. Por shteti rezulton i kapur. Se çfarë është bërë me pronat e ushtrisë, janë dhënë në përdorim me formulën 1 euro”, theksoi ai.

Një ditë më parë u mor në pyetje ministrja Xhaçka, pasi dyshohet se baza detare ju dha privatit për 1 euro.

premci xhacka baza detare

Lini një Përgjigje