TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Mars 2023, 07:55

Masakra e “Don Boskos”, Karamuço tregon si mund të ishte parandaluar ngjarja

Shkruar nga Pamfleti
Masakra e “Don Boskos”, Karamuço tregon si mund të ishte

Duke folur për masakrën në “Don Bosko”, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se kjo ngjarje mund të ishte parandaluar.

Karamuço shton se policia ka dështuar dhe se është e korruptuar, pasi kamera e instaluar në hyrje të Tiranës nuk e dha alarmin në kohë reale që makina është e vjedhur.

Mbyllëm një javë me 9 të vdekur dhe 18 të plagosur janë balance lufte, në aksidente e kjo e fundit vrasje. Nuk vritet njeri gabimisht mos e lehtësoni, ligji njeh vrasje me dashje indirekt jo gabimisht. Këta agresivët e pamëshirshëm, hienat e natës janë amatorë, janë agresivë për shkak të ndikimit dhe janë frikacakë, kanë mbajtur një distancë sigurie dhe kanë gabuar nuk janë vrasës profesionistë se ata vrasin nga afër dhe ne na kanë dështuar gjashtë pika kontrolli kryesore në hyrje të qytetit dhe dy kamera digjitale. Ne kemi pasur një shërbim të përforcuar për shkak të aksidenteve në fundjavë dhe gjithmonë disa nga vrasjet ndodhin të dielën në darkë, të gjitha këto vrasje kanë nisur para tre vitesh e kanë më shumë se 13 viktima, gjithë këto vrasje të dielave, policia nuk i ndryshon dot taktikat e të dalë në kontroll të dielën? Kjo makinë ka përshkruar një itinerar shumë të gjatë për 37 minuta. Kjo ngjarje mund të ishte parandaluar, pse kamera që është e instaluar në hyrje të Tiranës nuk e dha alarmin në kohë reale që makina është e vjedhur? Kemi dhjetë makina që bëjnë të njëjtin identifikim, ky është korrupsion i Policisë së Shtetit.”-tha Karamuço.

 

masakra e “don boskos”

Lini një Përgjigje