
Këshilli i Europës ka miratuar propozimin e Lulzim Bashës për konfiskimin e pasurive dhe aseteve ruse.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Basha përmes një video-mesazhi në rrjete sociale ku bën me dije se propozimi i tij është votuar unanimisht nga Komiteti Politik i Këshillit të Europës.
“Sot në Këshillin e Europës, Komiteti Politik miratoi unanimisht propozimin tim për një rezolutë të Asamblesë Parlamentare që bën thirrje për konfiskimin e mbi 300 miliardë Euro pasuri dhe asete të Federatës Ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës”, shkruan Basha në postimin e tij.
Në video-mesazh Basha shprhet se ky është një lajm i mirë për Ukrainën por edhe një paralajmërim për agresorët e mundshëm se do të përballen me të njëjtat masa.
“Ky është një lajm i madh për mbështetësit e Ukrainës por dhe një paralajmërim për çdo aggresor në Europë e getkë dhe në veçanti për rajonin tonë jo pak të trazuar muajt e fundit, se kushdo që përpiqet të kërcënojë stabilitetin me qëllim pushtimin e territoreve do të përballet me të njëjtat masa”, përfundon mesazhin e tij Basha.
Lini një Përgjigje