
Vijojnë të rriten rastet me fruth në Shqipëri. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë me dije se deri tani janë konfirmuar 17 raste me fruth.
12 prej rasteve janë me lidhje epidemiologjike dhe shenja klinike.
Dy ditë më parë u konfirmua se kishte 10 të prekur nga fruthi, ndërsa tashmë numri ka shkuar në 17.
Pak ditë më parë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri thirrje për vaksinimin në kohë të fëmijëve që siguron një mbrojtje të mirë.
“Për të mbrojtur fëmijët tuaj nga fruthi, rubeola dhe shytat, duhet patjetër t’i vaksinoni në kohë, sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit. Ndiqni këshillat dhe udhëzimet e mjekëve pediatër për të siguruar një mbrojtje më të mirë për fëmijët tuaj”, tha Koçiu.
Lini një Përgjigje