TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Janar 2024, 15:41

Të dhënat e INSTAT: Gjatë 2023 pati rritje të turizmit, 617 të huaj vizituan Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Të dhënat e INSTAT: Gjatë 2023 pati rritje të turizmit, 617

Viti 2023 ishte viti më i mirë për turizmin për vendin tonë.

10.1 milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë në vitin që lëmë pas ndërsa në një krahasim me vitin 2022 vërehet një rritje me 34,6 %.

Sipas Institutit të Statistikave, vetëm për muajin dhjetor në vendin tonë kanë hyrë 616.994 shtetas të huaj, 57,6 % më shumë krahasuar me dhjetorin e 2022. Vihet re se hyrjet e turistëve shënojnë rritjen më të madhe për pushime me 65%, ndjekur më pas për qëllime personale e për biznes.

Më së shumti vizitorët e huaj kanë qenë nga rajoni i Europës me 571.348 shtetas pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore / Paqësori, sipas Top Channel.

Nga ana tjetër shihet se në dhjetor të 2023 ka pasur më pak udhëtime të shqiptarëve drejt vendeve të tjera, krahasuar kjo me dhjetorin e një vitit më parë, që tregon një rënie me 5.1%.

Pritshmëritë për 2024 janë që rekordi i vendosur në vitin që lamë pas të tejkalohet. E ndonëse jemi në muajin janar, turistët i hasim nëpër rrugë me kuriozitet për të njohur vendin tonë. Nga ana tjetër vijojnë promovimet nga mediat e huaja për bukuritë që ofron Shqipëria si një destinacion që duhet vizituar për 2024.

Sfidë mbetet edhe për këtë vit fuqia punëtore, pasi ndonëse numri i turistëve rritet, për subjektet turistike është e vështirë të gjejnë punëtor për t’u shërbyer pushuesve.

turizem shqiperi instat

Lini një Përgjigje