TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2023, 21:47

Këshillat Bashkiakë/ Përfundon procesi i numërimit, PS kryeson në Devoll, Kuçovë dhe Bulqizë

Shkruar nga Pamfleti

Këshillat Bashkiakë/ Përfundon procesi i numërimit, PS

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për Këshillin Bashkiak në Devoll, Kuçovë dhe Bulqizë, ku PS është sërish dominuese në të dy bashkitë, e ndjekur më pas nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Në bashkinë e Devollit nga 19 mandate, 9 u fituan nga PS, e ndjekur nga koalicioni “BF” me mandate dhe PD me 2 mandate. Gjithashtu PDIU mori 2 mandate, PAA mori 1 mandat, PLL 1 mandat, Balli Kombëtar 1 mandat dhe Festim Kaso (i pavarur) 1 mandat.  

Ndërkohë në bashkinë Kuçovë nga 31 mandate, Partia Socialiste ka marrë 18 mandate, e ndjekur nga koalicioni “BF” me 8 mandate dhe PD me 3 mandate. Ndërsa  Aleanca Demokratike dhe PSD morën nga 1 mandat secila.

Në bashkinë Bulqizë nga 21 mandate, 9 mandate i mori PS, ndërsa 3 i mori koalicioni “BF”. Ndërsa PD, ALD, PLL, PKSH, PASH, L.ZH.K, PAA, KONS dhe AD morën të gjithë nga një mandat.

ps bulqizë devoll kuçovë

Lini një Përgjigje