TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2023, 20:34

Disfata në zgjedhje, Dhurata Çupi goditje Berishës e Alibeajt: Boll ecët sipas interesave personale, të ndarë jemi të humbur

Shkruar nga Pamfleti

Disfata në zgjedhje, Dhurata Çupi goditje Berishës e Alibeajt:

Pas Jorida Tabakut, ka reaguar ashpër edhe Dhurata Çupi për disfatën në zgjedhjet lokale. Kjo e fundit shprehet se ndarja e partisë në dy kampe solli këtë humbje, prandaj ka ardhur koha që si Berisha ashtu dhe Alibeaj të reflektojnë. Sipas saj kambanat e alarmit kanë nisur të bien dhe të gjithë duhet t’i dëgjojnë.

Frytet e përçarjes gati 2 vjeçare i morëm të dielën. Disfatë në bastione, humbje të mëdha në pjesën më të madhe të bashkive.  Mijëra demokratë qendruan në shtëpi pa i dhënë besim asnjërës palë të opozitës. Mijëra qytetarë të tjerë të pakënaqur me qeverinë nuk gjetën përfaqësim tek asnjëra nga logot e opozitës.  Për fat të keq, po kuptoj që lidershipi i opozitës nuk ka ndërmend të dëgjojë këmbanat e alarmit. Mesazhi është dhënë i qartë: Të ndarë jemi të humbur! Mesazhi duhet lexuar: Shumica e votuesve nuk përfaqësohen më nga kjo opozitë, nuk kanë besim tek kjo opozitë”, tha ajo.

Nga ana tjetër Çupi ja ka bërë të qartë se demokratë nuk mund të përdoren për interesat e askujt.

Demokratët, shqiptarët nuk duhet të sakrifikohen më për interesa personalë të askujt. Lidershipi aktual i opozitës, në të dyja kampet, duhet të tërhiqet dhe t’ia lërë vendin pajtimit përmes një projekti të ri politik dhe përmes njerëzve që mund të rizgjojnë besimin tek elektorati i heshtur, trupa e vetme që mund të sjellë në pushtet opozitën.

Është koha t’i lëmë vend arsyes! Të përçarë, me inate, me hakmarrje, me akuza të tmerrshme ndaj njëri-tjetrit do të përfundojmë akoma më keq”, tha ajo.

dhurata cupi

Lini një Përgjigje