
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka bërë fajtor Lulzim Bashën për humbjen e thellë më 14 maj të opozitës.
Ai u shpreh se opozita ka dështuar për faktin se nuk ka gjetur një gjuhë mirëkuptimi me vetveten në nivelet që duhet.
Mediu thotë se vendimet që janë marrë në kohën që Basha ishte në krye të PD-së, si dalja nga parlamenti, bojkotimi i zgjedhjeve dhe heshtja opozitare pas ndryshimit të kushtetutës, ishin gafa të opozitës.
“Opozita ka dështuar për faktin se nuk ka gjetur një gjuhë mirëkuptimi me vetveten dhe ndërkombtarizimi në nivelet që duhet. Vendimet që janë marrë nga ana e Lulzim Bashës, si për reformën në drejtësi, si për daljen nga parlamenti dhe për bojkotimin e zgjedhjeve dhe për më tepër heshtja opozitare pas ndryshimit të kushtetutës në mënyrë të qëllimshme nga Edi Rama për të shmangur mundësinë e një koaliconi të përbërë sipas rregullave, të ndryshimit kushtetues brenda 3 ditëve, duhet të shikohen si gafa të opozitës e deri më idioteske. Veprimet kanë qenë idioteske dhe të papranueshme. Sanksionimi karshi Berishës, ishte goditje e PD-së. Angazhimi i mëtejshëm i Berishës duhet të vinte në funksion të bashkimit të PD-së më tepër se ku e ka pozicionin një individ, atë që do të ofronim, kush duhet të ishte raporti i marrëdhënies me qytetarët për ta bërë te besueshme kauzën tonë, si duhej bashkuar opozita dhe për të vazhduar më tej se si do të silleshim ne në raport me kandidaturat gjatë zgjedhjeve”, tha ai në “Klan”.
Lini një Përgjigje