Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e Safet Gjicit për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”.
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg “, duke e lënë kështu në qeli.
Mësohet se Gjici ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë duke u shprehur se ai nuk mund të prishë provat .
Gjici u vu në pranga pas skandalit seksual në ambientet e Bashkisë së Kukësit.
Gjici u arrestua më 24 qershor në Tiranë, nën akuzë për korrupsion pasi dyshohet se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar para gjykatës se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.
Lini një Përgjigje