TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Korrik 2024, 13:25

Kërkoi favor seksual në këmbim të një çështje, humb gjyqin 'donzhuani' i Gjirokastrës

Shkruar nga Pamfleti

Kërkoi favor seksual në këmbim të një

Disa kohë më parë u publikua rasti i kryetarit te Gjykates Shkalles Pare Gjirokaster, Guximtar Boçi, i cili kërkoi favor seksual ne këmbim të një çështje gjyqësore.

Pas këtij skandali të investiguar nga emisioni STOP, Guximtar Boçi u shkarkua si kryetar gjykate dhe me pas  u përjashtua nga sistemi i drejtësisë.

Nga ana penale ish-gjyqtari shpëtoj me procedure fillimit tek Krimet e Renda dhe me pas ne Prokurorinë e Fierit ku sipas te dhënave u përdor si truk për ta nxjerre jo fajtor, autenticiteti i audio-regjistrimit.

Procesi gjyqësor zgjati rreth 4 vite ne Gjykatën e Shkalles se Pare Gjirokastër ku janë ndryshuar 8 gjyqtare.

Ndërsa ditën e sotme me 22 korrik 2024 Gjykata e Fierit me gjyqtare Dajana Ndreu, ka rrezuar kërkesë padinë e Guximtar Bocit për dëmshpërblim ndaj televizionit Klan.

Pse e shpëtuan Guximtarin, guximtaret e Nastradinit…

Sipas informacioneve, një e afërme e ish-gjyqtarit Guximtar Boçit me iniciale V.B  me një pozicion taktik ne Kryeministri ka ndikuar ne çështjen penale te donzhuanit ku edhe ne fund te procesit te sforcuar, Guximtar Bocit i pushohet procedimi penal.

Pasi u çliruar nga procedimi penal donzhuani pati guximin te  kërkonte dëmshperblim nga Tv Klan me justifikimin qe ishte i pafajshëm dhe publikimi i aferës seksuale i kishte shkaktuar dem…

Lini një Përgjigje