TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Mars 2024, 21:44

“Kapja e kimistëve kolumbianë, zbërtheu gjithçka”, Artan Hoxha zbulon se si u kap grupi i Xibrakës

Shkruar nga Pamfleti

“Kapja e kimistëve kolumbianë, zbërtheu

Gazetari Artan Hoxha duke folur për akuzat e rënda të Gazment Bardhit ndaj Olsi Ramës, ka ri sjellë detaje se si u kap grupi i Xibrakës ?

Në një intervistë për emisionin "Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se informacioni fillestar mbi këtë operacion ka ardhur nga autoritetet gjermane.

Ai shtoi se pas zbulimit të laboratorit dhe në momentin e kapjes së kimistëve kolumbianë, u zbërthye skema dhe u zbulua se si kthehej kokaina në gjendje fillestare dhe bëhej gati për treg.

Informacioni fillestar mbi këtë operacion ka ardhur nga autoritetet gjermane. E ka ndjekur çështjen dhe kanë patur prezencë në terren kur është bërë ndërhyrja në mesditën e 14 janar 2015.

Gjatë atij operacioni, në rrugën nacionale Elbasna-Librazhd, në fshatin Xibrakë është gjetur një ambient që ishte laborator kokaine. U kapën sasi të konsiderueshme. U kapën shtetas shqiptarë dhe kimistët kolumbianë. Ishte një nga laboratorët që cilësohej më i rëndësishëm i kapur ndonjëherë.

Objektivi ishte lënda narkotike kokainë, që vinte nga një kartel që dispononte jo vetëm lëndën narkotike por edhe kiministët që e kishin kthyer kokainën në një tretësirë që iu vendoseshin teshave dhe më mbrapa kjo sasi nëpërmjet një procesi kimik, rikthehej në gjendjen fillestare.

Në momentin kur janë kapur kimistët kolumbianë, u zbërthye skema, u zbulua se si kthehej kokaina në gjendje fillestare dhe bëhej gati për treg. Pse ishte zgjedhur Shqipëria dhe ky vend në dalje të Elbasanit? Në momentet e para kur grupi ka testuar linjën, nëse ishte në gjendje ta fuste kokainën në Shqipëri, bashkë me kokainën që vinte në formën e tjetërsuar, ishte future edhe një sasi kokaine pluhur, që testonte aftësitë e grupit shqiptar për të trafikuar direkt nga Amerika Latine dhe garancia për të mos u prekur nga autoritetet.

Organizatra krijoi infrastrukturën, solli pajisjes, kimistët, mbulimin e biznesit, krijoi lidhjet, kontaktet dhe besimin në Amerikën Latinë, u ra dakord për pagesat dhe i duhej një treg se ku do të shitej, një treg i qëndrueshëm.

Një nga vendet ku do të shitej kjo kokainë, ishte pikërisht Gjermania, kontaktet e grupit, në disa vende, filluan të lëvizin në treg dhe të kërkojnë blerës.

Në Gjermani, kishin udhëtuar me një çift. Atje u vunë në lëvizje për të kërkuar treg për të shitur 100 kg kokainë. Kur hynë në treg dhe kërkuan blerës për këtë sasi, autoritetet gjermane, me informatorët që kishin në treg, me agjentët e infiltruar, siguruan inforomacion se një operatori nga Ballkani po tentonte të futej në treg dhe të trafikonte sasi të mëdha.

Dyshimet ishin se edhe rivalë të grupit atje, mund t’ju prishnin tregun. U futën në lojë autoritetet gjermane. Ndjekin çiftin e shqiptarëve që kërkonin tregun. Doli që baza nga ku do të vinte kokaina ndodhej afër kryeqyteti i Shqipërisë.

Erdhën vetë, kërkuan që të mbahej kjo gjë sekret. Gjatë ndërhyrjes së policisë, binte në sy se ishte në grup Ermal Hoxha, që e ka kryer dënimin. Mes personazheve, më i rëndësishmi, Genci Xhixha nuk është arrestuar akoma, dyshohet se është në Amerikën Latine akoma.

Kush i dha ngjarjes peshën e madhe? Përveç laboratorit, sasisë dhe kolumbianëve, informacionit të gjermanëve, ajo që e bëri në ato momente dhe krijoi mjaft vëmendje ishte fakti që në këtë sipërmarrje kriminale ishin përfshirë pjesëtar të rëndësishëm të botës së krimit, organizata me aktivitet në dekada. Para se të dilte Olsi, ishin disa të tjerë, te politika. Në nuk mund të themi ata që nuk janë dënuar dhe janë në aktivitet”, tha Hoxha.

Lini një Përgjigje