TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Mars 2024, 21:34

"Ka dhe persona të tjerë me lidhje me politikën”, Artan Hoxha për akuzat e Bardhit ndaj Olsi Ramës: Ka marrë vetëm një pjesë nga dosja!

Shkruar nga Pamfleti

"Ka dhe persona të tjerë me lidhje me politikën”,

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja  lidhur me akuzat e rënda të Gazment Bardhit ndaj Olsi Ramës, për lidhje me laboratorin e kokainës në Xibrakë dhe trafikantët e drogës.

Në një intervistë për emisionin "Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se nuk ka asnjë fotografi të Olsi Ramës me trafikantët edhe pse ata ndiqeshin nga Operacionalja me mbikëqyrjen e autoriteteve gjermane. Hoxha tha se kjo tregon se ose nuk ka lidhjes mes vëllait të kryeministrit dhe trafikut të drogës, ose prokuroria ka fshehur pamjet. Hoxha deklaroi se në këtë histori ka personazhe të tjerë të lidhur me politikën që janë përfshirë.

"Duket sikur tek fashikulli voluminoz i dosjes, për shkak të përfshirjes së autoriteteve, Gaz Bardhi ka hequr një fletë aty dhe e ka kapur. Kjo është çështje e hetuar nga prokuroria e krimeve të rënda. Këta e kanë hetuar dhe prokurori i sotëm Olsian Cela dhe prokurori tjetër, Ervin Kondili. Dy nga më të mirët që kishin Krimet e Rënda.

Pra, po ta shohësh, kemi përdorur kapacitetet më të mira të hetimit. Është bashkëpunuar me palën gjermane. Në rast se ajo degë e grupit në gjermane nuk do të dilte direkt në treg, për të kërkuar blerës për 100kg, nuk do të tërhiqtë vëmendjen, Kjo histori ka patur emra të tjerë të përfolur, por kur është marrë fashikulli dhe është marrë ky. Po ta shfletosh atë dosje, ke plot element që mund ti kapësh.

Ka persona me lidhje me politikën. Vij të makina, është një nga elementët. Kush e bëri atraktiv? Shumë ngjarje tjetërkush ka emrin dhe tjetërkush është përdoruesi.

Pronarja e mjetit rezultonte motra e një ish ministre dhe bashkëshortja e djalit të një ish zyrtari të lartë të Policisë së Shtetit. Kjo tërhoqi vëmendjen. Këto ishin element rastësor.

Bardhi i referohet të dhënave të TIMS. Të gjtihë këto që ka publikuar Bardhi janë në dosje dhe janë të hetuara. Ajo ka kaluar shkallët e gjyqësorit. Ka qenë Gjykata e Krimeve të Rënda.

Pse nuk është zbardhur dhe ësthë veçuar nga dosja ky personazhi? Janë përdorur disa makina, jo vetëm kjo. Nuk ka qenë kaq e thjeshtë historia, por ka kaluar dhjetë vjet dhe harrojnë njerëzit.

Ky laborator, disa mjete transporti dhe këta shtetas janë mbajtur në vëzhgim nga Operacionalja. Nëse thonë janë ulur këta të tre dhe një person 45 vjeç, Operacionalja ka fotografuar dhe ka filmuar, kanë lënë provë. Ose nuk i kanë filmuar, ose prokurorët i kanë fshehur.

Cudia që më bën, skuadra operacionale që ishte nën mbikqyrjen e gjermanëve, nuk e kanë fotografuar? Nëse e kanë, ta shohim a është ky Olsi. Ai edhe paruke po të vendosë, ka elementë që duket, se është i gjatë. Ajo cështje dhe ia hetim, u vu në lëvizje", tha Hoxha.

hoxha

Lini një Përgjigje