TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Mars 2024, 21:50

“Ka nisur beteja e drejtorëve”, Vangjeli zbulon prapaskenat e arrestimit të kreut të ARRSH: Në PS, palët po denoncojnë njëra-tjetrën

Shkruar nga Pamfleti

“Ka nisur beteja e drejtorëve”, Vangjeli zbulon prapaskenat e

Analisti Lorenc Vangjeli duke diskutuar lidhur me arrestimin e ish kreut të ARRSH deklaroi se brenda PS-së po shpërthen një luftë e brendshme.

Në një intervistë për emisionin “Top Story”, Vangjeli tha se në Partinë Socialiste ka disa palë, që po denoncojnë njëra-tjetrën.

Kjo që sapo pamë është vetëm maja e shpatës, nuk dihet sa thellë do të hyjë. Është një moment politik, në atë që quhet beteja e drejtorëve, që po ti shohësh sot duken 10 vite më të rinj dhe më të pasur se 4 më parë. Do të shohim se do të goditet njëherë njëra palë, njëherë tjetra. Në PS, ka palë që janë më larg njëra-tjetrës, se sa vetë opozita.

Kjo duhet të ishte tema kryesore, por ne vazhdojmë t’i biem të njëjtës daulle që është opozita. Ndërkohë, këtu kalon lumi i parave. Ky është një sinjal që vjen nga bunkeri i SPAK. Ka zbuluar që çmimet kanë 7-8 vite që nuk kanë ndryshuar. Metri katror i asfaltit në Itali shkon nga 4-5 euro, në Tiranë shkon nga 9-11 euro”, tha ai.

vangjeli

Lini një Përgjigje