TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Mars 2024, 21:40

Romeo Kara kritika SPAK-ut: Një numër i madh procesesh nuk përfundojnë me dënime!

Shkruar nga Pamfleti

Romeo Kara kritika SPAK-ut: Një numër i madh procesesh nuk

Avokati, Romeo Kara ka kritikuar punën e bërë nga SPAK deri më tani lidhur me disa nga çështjet që ajo heton.

Në një intervistë për emisionin ‘’Drejt’’ në ‘Ora News’, Kara u shpreh se një numër i madh rastesh kur nisen nga SPAK si procese nuk përfundojnë me dënime.

Ne shohim që kemi më shumë nisje procesesh, dhe ky numër i madh kur nisen nga SPAK si procese nuk përfundojnë me dënime.

Arrestimi nuk është dënim, është masë paraprake. Po shohim që ka një konsultim me disa organe. Janë edhe vepra që janë nisur më përpara që SPAK të bëhej i gjallë.

Ka një bashkëpunim që mund të jetë i mirë deri diku me kontrollin e Shtetit. Jemi në një moment që nga rekrutimi i njerëzve nuk bëhet siç duhet”, tha ai.

romeo

Lini një Përgjigje