
Gazetari dhe analisti, Sami Neza u shpreh se arrestimi i drejtorit të Autoritetit Rugor Shqiptar, Evis Berberi kapërcen modelet e arrestimeve të mëhershme.
Anlisti shton më tej se administrata publike në Shqipëri, në të gjitha nivelet e saj dominohet nga korrupsioni.
"Në pamje të parë kjo duket një arrestim i një drejtori, por në fakt në Shqipëri drejtori i Autoriteti Rrugor Shqiptar është edhe drejtori më i fuqishëm i administratës publike në këtë vend për shkak të buxhetimit të madh që ka nga buxheti i shtetit si insitucion dhe për shkak se zhvillon tenderat më të fuqishëm krahasur me institucionet e tjera.
Arrestimi i tij (Berberit) në fakt kapërcen modelet e arrestimeve të mëhershme, pavarësisht se mund të kenë qenë drejtora apo në poste të tjera më të rëndësishme se kaq.
Arrestimi i Berberit shpreh edhe njëherë, se çfarëdo lloj arrestimi në këtë administratë, është tashmë i pamjaftueshëm. Administrata publike në Shqipëri, në të gjitha nivelet e saj ashtu sic e thonë edhe vëzhguesit ndërkombëtarë dominohet nga korrupsioni në të gjitha nivelet", tha ai në një intervistë në Ora News.
Lini një Përgjigje