TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Mars 2024, 20:05

Ergys Verdho i KESH e ARRSH duhet të jetë në burg, Babloku e çoi te “tepsia” e Hekurudhës

Shkruar nga Pamfleti
Ergys Verdho i KESH e ARRSH duhet të jetë në burg, Babloku e
Ergys Verdho /

Prej 3 vitesh, SPAK nuk e arreston Ergys Verdhon, megjithëse korrupsioni i tij gjatë 11 viteve në 4 postet drejtor është afro 1.5 miliardë Euro; ndërsa Babloku e çon nga një “tepsi” në tjetrën; fakt që krijon dyshime, se e mbron ai që thotë, se drejtorët “hanë dardha” pas shpinës së tij, siç do dalë e do të thotë dhe për Berberin e rrugëve...

Ditën që SPAK dhe Gjykata e Posaçme arrestuan Drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve, Evis Berberi, për korrupsion me tenderët e për pastrim parash, kryeministri Edi Rama e hoqi nga KESH Ergys Verdhon dhe emëroi Drejtor të Hekurudhës.

Referuar dosjes korruptive, Ergys Verdho duhet të jetë në burg, për batërdinë me tenderët gjatë 3 viteve 2018 -2021 kur ishte Drejtor i Rrugëve dhe gjatë 2 viteve e gjysmë drejtor i KESH; ndërsa kryeministri në vend ta largonte nga administrata e ta çonte në SPAK; më 13 mars 2024 e çoi te “tepsia” e Hekurudhës, jo për të ri-ngritur këtë sektor të rrënuar, por për të vazhduar vjedhjet.

Nëse Babloku nuk pranon t’ia  dorëzojë drejtësisë këtë drejtor hajdut, absurd është mos veprimi i SPAK, i cili ka 3 kallëzime penale për të e dhjetëra denoncime nga bizneset për afera me tenderët.

Vetëm në një kallëzim penal të bërë në muajin tetor 2020, SPAK ka prova për 130 milionë Euro abuzime me tenderët e rrugëve, dhënë ndërtuesve Pëllumb Salillari, Milo Gjikuria, Rrok Gjoka, Ndue Kola, Sadri Abazi, Bashkim Ulaj, Gentian Sula etj., me kosto 2-3 më të larta se kostoja reale e me disa shtesa kontratash me punime fiktive.

Ndërsa sipas raportit të KLSH, Ergys Verdho i ka shkaktuar 620 milionë Euro dëme shtetit, deri në muajin maj 2021 kur ishte Drejtor i Rrugëve, por kryeministri e shpërfilli raportet e anti-korrupsionit  dhe e emëroi Drejtor të KESH.

Edhe për periudhën maj 2021-mars 2024 te KESH, Ergys Verdho është kallëzuar në SPAK, për 380 milionë Euro vjedhje me tenderët e blerjes së energjisë shtrenjtë në bursë dhe shitje lirë të saj.

Kallëzim tjetër në SPAK, është afera me 2 anijet e sjella nga Bangladeshi në Vlorë; të cilat megjithëse nuk janë vënë në punë, prej dy vitesh vazhdon i paguan 90 mijë Euro qira në ditë, por në emër të tyre, ka bërë dhe tenderin fiktiv 100 milionë Euro për gjoja furnizim me karburant.

Vjedhjet kanë shkuar deri në atë aventurë, sa gjatë detyrës Drejtor i KESH, Ergys Verdho ka bërë tenderë fiktiv miliona Euro për pastrimin e gjetheve të pemëve në oborret e HEC-ve; tenderë 300 milion lekë për blerje skafi vozitës në liqenin e Fierzës; tenderë për këshilltarë të jashtëm në bursën e energjisë, për marrje makina me qira dhe aktivitete kulturore të administratës së KESH.

Një raport tjetër i KLSH dhe auditi i brendshëm i KESH e Ministrisë së Energjisë, kanë zbuluar se Ergys Verdho ka bërë abuzime me fondet publike në vlerë 170 milionë Euro edhe gjatë periudhës tetor 2013-korrik 2018 kur ishte Drejtor i HEC-Fierzës; po dhe atëherë, Babloku e emëroi Zv/drejtor të Rrugëve e më pas Drejtor të Përgjithshëm të Rrugëve.

Më 12 mars 2024, Ergys Verdho aktroi duke dhënë dorëheqjen edhe nga KESH, ndërsa brenda 24 orësh, Babloku e emëroi drejtor të Përgjithshëm të Hekurudhës; kur referuar provave të krimit ekonomik-financiar në vlerë mbi 1.5 miliardë Euro në 4 postet, ai duhet të ishte në burg.

Prej 3 vitesh, SPAK nuk e arreston Ergys Verdhon, megjithëse korrupsioni i tij gjatë 11 viteve në 4 postet drejtor është afro 1.5 miliardë Euro; ndërsa Babloku e çon nga një “tepsi” në tjetrën; fakt që krijon dyshime, se e mbron ai që thotë, se drejtorët “hanë dardha” pas shinës së tij, siç do dalë e do të thotë dhe për Berberin e rrugëve./Pamfleti

ergys verdho arrsh babloku tepsia e hekurudhës

Lini një Përgjigje