TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Mars 2024, 18:45

Arrestimi i Berberit, analisti: Pandëshkueshmëria zero, duhen kapur 'kokat' kryesore të bandës

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Berberit, analisti: Pandëshkueshmëria zero, duhen kapur

Gazetari Genc Burimi tha se arrestimi i drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi nuk është një arritje nga drejtësia e re, duke iu referuar qëllimit kryesor të saj, pandëshkueshmërisë.

Burimi u shpreh se pandëshkueshmëria në vendin tonë nuk ekziston dhe kjo shihet nga fakti se nuk po kapen hajdutët kryesorë.

“Kemi të bëjmë me një kosto politike që, ndoshta është qeverisja më gllabëruese e historisë së Shqipërisë. Nuk ka njohur historia e Shqipërisë një qeverisje kaq korruptive dhe hajdute në kurriz të popullit shqiptar. Ato ‘mollët dhe ‘dardhat’ janë të popullit shqiptar. Është një dështim absolut i drejtësisë së re. Na u tha që drejtësia e re do kishte si qëllim pandëshkueshmerinë. Pandëshkueshmëria është zero. Ti po merresh me nivelet e dyta apo të drejta por nuk po merresh me kryesorin e bandës. Një drejtësi efikase, duke iu drejtuar kultit perëndimor, duhet të bënte që të tjerët të tmerroheshin, por sa më shumë kalon koha aq më shumë po zbulojmë. Si mund të jetë kjo drejtësi efikase kur në çdo nivel vidhet? Duhet zgjidhje. Kjo opozitë një ditë do të vijë në pushtet. Çfarë përfaqëson kjo? Duhet një reformë në drejtësi që drejtësia të ketë detyrimin si në perëndim të marrë nën hetim çdo raport që del nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Tek ne këto raporte që dalin nga KLSh shkojnë në plehra”, tha Burimi për Syri Tv.

 

arrestim berberi analisti koka kryesore bande

Lini një Përgjigje