Dorëhiqet kreu i RTSH, Alfredo Peza.
Lajmi ka qarkulluar sot në mëngjes në mjediset qeveritare, është bërë zyrtar.
Peza ka dhënë dorëheqjen me një tekst që ja ka dërguar Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Teksti i dorëheqjes mësohet se është formal, ku tregon se ka qenë i përkushtuar në punë për të çuar gjërat përpara, por enigma duket se fshihet diku tjetër.
“Të nderuar, Në zbatim të ligjit nr. 97, datë 04. 03. 2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë dhe vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 98, datë 22. 12. 2016 “Për miratimin e statutit të RTSH”; ju paraqes dorëheqjen, në mënyrë të parevokueshme, nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH.Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, me respekt Drejtori i Përgjithshëm Alfred PEZA”, thuhet në letrën dorëzuar Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Thuhet se ka hetime mbi transaksionet dhe zhvillimet e ndodhura në këtë institucion mediatik publik, dhe pikërisht këto arsye janë bërë shkak i dorëheqjes nga drejtimi i RTSH.
Peza u zgjodh në krye të RTSH në qershorin e 2023, por u përplas menjëherë me njerëzit brenda institucionit pasi largoi një numër të madh gaztarësh e krijuesish ç’ka krijoi polemika dhe akuza.
Vetëm në muajt e parë, porsa u emërua, kapteri nisi të hiqte njerëz nga puna me një të rënë të lapsit, duke arritur deri ne 300 të pushuar, të cilët Peza i nxori në rrugë.
Të gjithë të larguarit nga puna, me vendimet e shkrimtarit të romaneve horror, Enkelejd Lamaj, që kapteri e ka emëruar Drejtor Juridik, janë automatikisht fitues të gjyqeve që hapin për prishje të njëanshme të kontratave të punës. Secili prej tyre do të fitojë, pas gjyqit, një dëmshpërblim prej të paktën 20 rrogash, që është dëm ndaj shtetit dhe do të paguhen nga taksat e qytetarëve. Mësohet se gjykata ka filluar tu japë të drejtë shumë prej punonjësve.
Dëmi financiar që kapter Alfred Peza i shkakton shtetit përllogaritet me miliona euro./Pamfleti
Lini një Përgjigje