TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shtator 2024, 10:04

Vrasja e Egli Progës, del ekspertiza mjeko-ligjore: Nga goditja pësoi hemoragji në tru

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Egli Progës, del ekspertiza mjeko-ligjore: Nga goditja pësoi

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për humbjen e jetës së 42-vjeçarit Egli Proga, i cili u dhunua për vdekje në 10 gusht në një lokal në Pogradec.

Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht.

Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42 vjeçarit është hemoragji në cipen e trurit dhe hemorragji e indit trunor.

“Në mostrën e gjakun të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/ L”, thuhet në akt-ekspertim.

Ndërkohë, akt-ekspertimi mjeko-ligjor i është dërguar Prokurorisë së Korçës e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës.

Egli Proga dyshohet se u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe. Ky i fundit është i arrestuar, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë ende pasi ka dyshime se ngjarja ka tentuar të fshihet nga autoritetet. Në pranga bashkë me autorin janë vënë edhe tre persona të tjerë, Voltan Shulkun, Leonidha Guçen, Arian Manellarin.

Ata akuzohen për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ata kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Akt- ekspertimi mjeko-ligjor i është dërguar Prokurorisë së Korçës e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës.

 

Lini një Përgjigje