TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Gusht 2023, 18:52

"Janë shtuar aksidentet", Spahiu: Kuvendi dështoi me lehtësimin e dënimeve për shkelësit

Shkruar nga Pamfleti

"Janë shtuar aksidentet", Spahiu: Kuvendi dështoi me

Juristi Kreshnik Spahiu tha se situata e autostradave në Shqipëri duket si gjendje lufte dhe kjo shpjegohet me prezencën e policisë që është më e madhe se në çdo vend.

Si një problem ligjor, ai nënvizon se opozita shqiptare propozoi disa ndryshime para dy muajsh me justifikimin se donte te fitonte votat dhe kështu përgjysmoi sanksionet për shkelje të rregullave të kodit rrugor.

“Për ata që nuk e dinë, për çdo shkelje, ndëshkimet e kodit rrugor janë përgjysmuar. Por lind pyetja: mbas ndryshimit në kodin rrugor mbi lehtësimin e dënimeve për shkelësit, a kemi përmirësim apo përkeqësim në qarkullimit rrugor?”, tha Spahiu për “Euronews Albania”.

Sipas tij, është fatkeqësi që jeta e shqiptarëve është në pikëpyetje, kjo pas gjendjes kaotike që vjen në autostradë nga shkelësit e ligjit.

kreshnik spahiu aksidente

Lini një Përgjigje