
Instituti i Shëndetit Publik, ka zbuluar rezultatet e analizave të mostrave të ushqimeve të marra nga anija me të cilën shkuan në Sazan të rinjtë polakë, pasi përfunduan në spitalin e Vlorës me shenja helmimi, mbrëmjen e 25 gushtit.
ISHP bën me dije se në bazë të analizave virologjie është konstatuar se turistët polakë në Vlorë, tri ditë më parë janë helmuar nga norovirus i cili përhapet nga mungesa e higjenës, kontaminimi i ushqimeve dhe ujit.
Norovirusi, ndryshe quhet gripi i verës ose stomakut dhe ka shenja gastro intestinale.
Ndërkohë pritet të verifikohet nëse ushqimi që është konsumuar në anije, ishte gatuar në ndonjë kuzhinë brenda anijes apo është marrë nga ndonjë restorant.
Nga kontrolli që ka kryer Agjencia Kombëtare e Ushqimit ka rezultuar se anija kishte hapur një kuzhine jashtë rregullave, pasi nuk e kishte deklaruar këtë shërbim ne QKR. Për këtë shkelje aniaj turistike "Black Pearl” u gjobit me 600 mijë lek.
Lini një Përgjigje