
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar se prokurorët e SPAK kanë një jetë dhe sjellje shumë më ndryshe se më parë.
Sipas tij, për shkak të presionit publik dhe mediatik, ata tregohen të jenë sa më korrekt. Ai ka treguar dhe një episod në aeroport me dy prokurorë.
“Me shumicën e tyre kam pasur kontakte. Mbartin mbi vete një peshë përgjegjësie të lartë, e punës dhe për shkak të opinionit publik dhe mediatik. Disa zgjedhin mos t’i dëgjojnë shumë lajmet, por duan apo s’duan janë në përballje të përditshme me njerëzit dhe gazetarët dhe marrin indicie se ku janë.
Disa prej tyre kanë ndryshuar shumë, janë futur në kornizë vetë-disiplinimi të hekurt edhe për gjërat më rutinë. I pashë dy prej tyre në aeroport. Vura re që ishin dy korridore në aeroport, ‘economy class’ me radhë të gjatë dhe ‘business Class’ ishte bosh. Punonjësja tha kaloni dhe nga shërbimi tjetër. Të gjithë lëvizën, këta jo. Sakrifikuan, më mirë në radhë.
Blerjet e kartave, edhe ujin me kartë. Këtë sjellje ia ka imponuar puna që bëjnë. Të konfigurojë çdo gjë në bankë, se janë në syrin e ciklonit për shumë gjëra. Kjo i ka bërë të jenë më korrekt seç duhet. Deri aty sa mos ti kapë askush pa mëndje, kjo ka kosto edhe për ta emocionale shpirtërore dhe familjare. Kjo është jeta e tyre dhe shikon ndryshimet e mëdha të tyre. Nga një jetë me karrierë normale, te e sotmja”, tha ai në "Top Story".
Lini një Përgjigje