
Kryepeshkopi Anasatas Janullatos vijon të mbetet në reanimacion pas ndërhyrjes së djeshme.
Ai ndodhet në intubim, ndërsa po monitorohet gjatë të gjithë kohës nga mjekët të cilët po vlerësojnë reagimin e tij pas operacionit të cilit iu nënshtrua.
Në një reagim të bërë pasditen e djeshme spitali “Evangelismos” i Athinës deklaroi se 48 orët pas operacionit janë shumë të rëndësishme
Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare publikoi njoftimin mjekësor të lëshuar nga spitali i Athinës, ku gjendet i shtruar prej disa ditësh Kryepeshkopi i Shqipërisë, ku thuhej se Janullatos ndoshej në intubim.
“Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar”, thuhej në njoftim
Lini një Përgjigje