TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Janar 2025, 07:16

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, mësoni si parashikohet moti për sot 

Shkruar nga Pamfleti

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, mësoni si parashikohet moti për

Moti këtë të shtunë parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët lokale.

Një masë e ftohtë polare pritet të depërtojë gradualisht në vendin tonë duke sjellë rënie të temperaturave.

Zonat veriore – verilindore do të dominohen nga vranësira dhe reshje dëbore, ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të ketë pjesa tjetër e territorit.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në të gjithë zonën malore përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 17°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Lini një Përgjigje