
Qeveria shqiptare ka rënë dakord me Italinë për ndërtimin e ujësjellësit që do të lidhë Gjirokastrën me Galugnano, në Salento. Kjo është konfirmuar nga Presidenti i këtij rajoni, Michele Emiliano por është kundërshtuar fort nga ambientalistët dhe ekspertët shqiptarë.
Ditën e sotme, ata kanë zhvilluar një takim, duke listuar ‘të metat’ që do t’i vinin Shqipërisë dhe resurseve vendase, nëse ky projekt do të vendosej ‘në jetë’. Ambientalisti, Sazan Guri, u shpreh se realizimi i këtij projekti bie ndesh edhe me disa konventa kombëtare.
Sipas italianëve, do të duhen 4 vite për të ndërtuar infrastrukturën e ujësjellësit dhe kostoja e tij do të kapte vlerën e 1 miliardë eurove.
Projekti pritet të financohet me burimet e BEI-së, BERZH-it, shtetit Italian dhe rajonit e korporatës së ujësjellësit pulian.
Sipas mediave, qëllimi është që çdo vit të trnasportohen 150 milionë metër kub ujë në Pulia.
Për rajonin do të jetë një infrastrukturë strategjike, duke pasur parasysh thatësirën që e ka karakterizuar vitet e fundit.
Lini një Përgjigje