Qyno deklaroi se prokurorët e SPAK janë paraqitur në shtëpinë e tij më një urdhër për kontroll në shtëpinë dhe zyrën e tij.
Gazetari Elton Qyno, i cili u mbajt i shoqëruar për disa orë për t’u marrë në pyetje nga SPAK mbrëmjen e djeshme, ka folur për aksionin e SPAK kundër tij.
Qyno deklaroi se prokurorët e SPAK janë paraqitur në shtëpinë e tij më një urdhër për kontroll në shtëpinë dhe zyrën e tij.
Ai tha se janë sekuestruar kompjuterat dhe celularët që ai zotëron, për shkak se sipas SPAK, ai ka publikuar informacione konfidenciale.
Megjithatë, ai tha se materialet që ai ka, i kanë dhe shumë gaztearë të tjerë të cilët mund t’i publikojnë.
“Ata kanë ardhur me një urdhër-kontrolli për shtëpinë time, zyrën dhe mua fizikisht. Ata kanë skeuastruar kompjuterin që kisha në zyrë dhe atë që kam në punë. Kontrolluan gjithë shtëpinë si dhe seksuestruan edhe celularët e mi.
Nuk kam parë asnjë rast tjetër që një gazetari t’i hyet në shtëpi, t’i kontrollohet çdo cep dhe t’i kontrollohet edhe zyra dhe çdo gjë. Në asnjë rast nuk janë bërë këto kontrolle edhe pse ka pasur persona të tjerë që i dinin informacione. Përveç dëshmisë kryesore, kërkonin kompjuterat dhe celularët. Ata kanë pasur një skenar, jo vetëm me atë urdhrin për të mos publikuar dëshminë, por ata kanë pasur gati skenarin që të vini ne të kontrollonin dhe të sekuestronin kompjuterat dhe celularët.
Objekti i qartë i prokurorëve ishte që unë personalisht por dhe gazetarë të tjerë, kam nxjerrë disa informacione për përgjimet e “SKY”, nga personazhe të botës së kërimit por dhe deklarime të Nuredin Dumanit edhe të tjera. Janë dëhsmi që shumë gazetarë i disponojnë. Ka gazetarë që nuk i kanë marrën ga burime të ligjshme por nuk ëhstë etike të merresh nga mëngjesi në darkë se ku i kam gjetur unë burimet. Unë kam këmbëngulur që nuk ëhstë detyra ime të zbuloj burimet. Kjo këmbëngulje e ka sjellë dhe këtë situatë. Nuk kam dashur të tregoj personat nga i kam marrë këto burrime. Prandaj kanë ndodhur dhe këto gjëra që kanë hyrë në ambientet ku unë jetoj dhe ku punoj. Nuk mbaj mend asnjë rast tjetër të ketë ndodhur si mua. Kjo sot më ndodhi mua, nesër do u ndodhë gazetarëve të tjerë që mbulojnë koronikën e zezë dhe veprimtarinë e SPAK.
Materialet që ata kërkojnë nuk është se i kam vetëm unë, nuk zgjidh gjë sekuestrimi i kompjuterave të mi, i kanë dhe gazetarë të tjerë këto materiale dhe do fillojë sërish publikimi i këtyre materialeve që unë shumë pak kam arritur të zbardh dhe të publikoj.
Së pari i intereson SPAK-ut që të mos publikohen, sepse një pjesë e madhe e materialeve nuk janë marrë ende në shqyrtim dhe kur nuk i kanë zbardhur ata, nuk mudn t’i zbarhdim ne, por ka edhe persona të tjerë që nuk duan që këto të publikohen dhe ja kanë arritur. Por do vijë një kohë që do publikohen dhe këto materiale.
Sigurisht që ka emra të rëndësishëm, por që unë nuk i kam lexuar të gjitha, por që duhet parë dhe konteksti i bisedave dhe dinamika e veprimtarisë së tyre në këtë komunikim.”- tha gazetari.
Lini një Përgjigje