TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Nëntor 2024, 12:37

Ishin fshehur në një furgon që vinte nga Gjermania, sekuestrohen 330 mijë euro në Muriqan

Shkruar nga Pamfleti

Ishin fshehur në një furgon që vinte nga Gjermania, sekuestrohen

Policia kufitare e Shkodrës ka sekuestruar 330 mijë euro në pikën e kalimit kufitar në Muriqan, të cilët po transportoheshin nga Gjermania për në Shqipëri.

Sasia e parave po transportoheshin me një mjet furgon me targa shqiptare me drejtues një shtetas nga Kukësi.

Policia kufitare pas verifikimeve dhe dyshimeve ka ushtruar kontroll ku edhe ka gjetur sasinë prej 330 mijë eurosh të vendosura në hapësirën e furgonit.

Ky është rasti i dytë brenda një jave ku sasi të mëdha parash sekustrohen nga policia kufitare e Shkodrës në Muriqan.

Lini një Përgjigje