TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2025, 22:18

Integrim i Shqipërisë brenda 2030-ës? Sejamini: Franca dhe Gjermania kundër zgjerimit të BE!

Shkruar nga Pamfleti

Integrim i Shqipërisë brenda 2030-ës? Sejamini: Franca dhe

Gazetari dhe analisti Neritan Sejamini është shprehur se Shqipëria nuk është ende gati për anëtarësim në Bashkimin Europian Brenda vitit 2030. Komentet Sejamini i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin ‘ÇdoKënd’ në 'A2 CNN'.

Ai tha se sot Franca dhe Gjermania janë kundër çdo lloj zgjerimi të Bashkimit Europian, teksa shtoi se në këto 2 vende dhe në Itali, partitë e ekstremit të djathtë (që janë kundër zgjerimit) dalin për herë të parë të parat në sondazhe.

Sipas Sejaminit, do të duhej një punë e gjatë në përshtatjen e legjislacionit dhe krijimin e standarteve të barabarta me vendet e BE-së, në mënyrë që Shqipëria të mund të integrohej.

“Franca dhe Gjermania janë kundër çdo lloj zgjerimi të BE-së. Ndërkohë partitë e djathta që janë kundër çdo lloj zgjerimi në Francë, Gjermani dhe Itali, janë për herë të parë në vendin e parë në të gjitha sondazhet. Këtu është krijuar ideja se procesi i negociatave është i thjeshtë.

Jo, Shqipëria analizohet. Në momentin që ti bëhesh vend anëtar i BE-së, portokallet që prodhohen në Shqipëri, duke u certifikuar në Shqipëri shkojnë direkt te konsumatori në Gjermani, Francë apo vende të tjera të BE-së.

Që ti të integrohesh, do të thotë që Gjermania të pranojë se ti ke një sistem të tillë të kontrollit dhe sigurisë, që manderinat e tua janë të sigurta për qytetarin e vetë. Por nuk e do në letër, por në praktikë”, tha mes të tjerash Sejamini.

Lini një Përgjigje