TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2025, 20:43

OKB miraton rezolutën për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit Izrael-Palestinë, Shqipëria “luan me dy porta”!

Shkruar nga Pamfleti
OKB miraton rezolutën për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit
Mbledhja e OKB

Rezoluta kaloi me 142 vota pro, 10 kundër dhe 12 abstenime...

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë dërrmuese “Deklaratën e Nju Jorkut”, një dokument që përcakton hapa të pakthyeshëm për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez. Rezoluta kaloi me 142 vota pro, 10 kundër dhe 12 abstenime, duke reflektuar mbështetje të gjerë ndërkombëtare.

Pro votuan shtete si Rusia, Kina, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Kundër u pozicionuan SHBA, Izraeli, Hungaria, Argjentina dhe disa vende të vogla të Paqësorit. Ndërsa Shqipëria u rreshtua në kampin e abstenuesve, duke shmangur një pozicion të qartë. Ky qëndrim shihet si manovër diplomatike për të mos acaruar marrëdhëniet as me SHBA-në, që votoi kundër, dhe as me Bashkimin Europian, që mbështeti rezolutën.

OKB miraton rezolutën për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit

Dokumenti kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve, shkëmbimin e të burgosurve, tërheqjen izraelite dhe garantimin e ndihmës humanitare. Ai riafirmon ribashkimin e Gazës dhe Bregut Perëndimor nën një administratë të vetme palestineze, të drejtuar nga Autoriteti Palestinez sipas parimit “një shtet, një qeveri, një ligj, një armë”.

Rezoluta thekson krijimin e një shteti palestinez të pavarur dhe sovran brenda kufijve të vitit 1967, si dhe mundësinë e një misioni ndërkombëtar për mbrojtjen e civilëve. Por në Tiranë, heshtja diplomatike e shoqëruar me abstinim ngre sërish pyetjen: a po luan Shqipëria me dy porta për të ruajtur “marrëdhënien speciale” me SHBA dhe rrugën europiane njëkohësisht?

OKB miraton rezolutën për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit

Lini një Përgjigje