TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2025, 16:54

Bashkia e Tiranës njoftim për pronarët e makinave të braktisura: Largojini vullnetarisht!

Shkruar nga Pamfleti

Bashkia e Tiranës njoftim për pronarët e makinave të

Policia Bashkiake në Tiranë ka publikuar një njoftim për personat që kanë makina të vjetra, jo funksionale dhe që mbajnë të bllokuara hapësirat publike pa të drejtë.

Policia i njofton pronarët që të heqin në mënyrë vullnetare këto makina për të shmangur gjobat dhe masat e tjera si dhe për të kontribuar për një mjedis më të pastër.

“Policia Bashkiake Tiranë ka nisur procesin e njoftimit për mjetet e braktisura, të cilat kanë zënë hapësirat publike dhe rrugët e kryeqytetit.

Pronarët ose poseduesit e mjeteve ftohen të kryejnë heqjen vullnetare, për të shmangur procedurat administrative dhe për të kontribuar në një qytet më të pastër.

Lirojmë hapësirat publike

Përmirësojmë qarkullimin

Krijojmë një qytet më të rregullt

Për çdo automjet të konstatuar në lagjen apo zonën tuaj, lutemi dërgoni foto dhe lokacion në numrin: 0689500030”, thuhet në njoftim.

Bashkia e Tiranës njoftim për pronarët e makinave të

Lini një Përgjigje