TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2025, 15:26

Kërkesa e Ramës për shkarkim, juristi: Nëse Veliaj ankimon vendimin, nuk mund të ketë zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesa e Ramës për shkarkim, juristi: Nëse Veliaj ankimon

Juristi Rezart Kthupi, ka komentuar çështjen e Bashkisë Tiranë pas propozimit të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Sipas tij, nëse Veliaj e ankimon shkarkimin, atëherë bllokohet mbajtja e zgjedhjeve.

Procedura është e tillë: Këshilli Bashkiak do të mblidhet për të marrë një vendim në lidhje me propozimin për shkarkimin e kryebashkiakut Veliaj. Këshilli i Ministrave do të mblidhet nga ana e tij për të marrë një vendim për shkarkimin e kryebashkiakut, që duhet të publikohet në Fletoren Zyrtare. Pasi publikohet nis afati për ankimimin e tij në Gjykatë Kushtetuese. Është afat 30-ditor. Nëse nuk ka ankimim, Presidenti i Republikës ka tagrin që të dekretojë datën e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë. Por, nëse ka një ankimim në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti nuk mund ta shpallë datën e zgjedhjeve sepse vendimi i Këshillit të Ministrave akoma nuk ka marrë formë të prerë përsa kohë është në procedurë gjyqësore”, shpjegoi Kthupi në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” të mesditës nga Bruna Çifligu, në A2 CNN.

Të shikojmë pastaj se çfarë do të bëjë zoti Veliaj sepse është i vetmi faktor që nuk njohim. A do ta ankimojë vendimin e Këshillit të Ministrave apo jo”, shtoi Kthupi.

Lini një Përgjigje