TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2025, 18:04

U la në ‘arrest shtëpie’, punonjësja e AKU-së humb ndjenjat pas përfundimit të gjyqit për perimet me pesticide

Shkruar nga Pamfleti

U la në ‘arrest shtëpie’, punonjësja e AKU-së

Gjyqi për dy punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU) në Gjykatën e Beratit për rastin e perimeve me pesticide përfundoi sot me caktimin e masës së sigurimit “arrest shtëpie”.

Pas daljes nga ambientet e gjykatës, Griselda Doksani, një nga punonjëset e përfshira në proces, shfaqi probleme shëndetësore dhe i ra të fikët. Ajo u transportua menjëherë në spitalin rajonal të Beratit.

Bashkë me Doksanin, masa e sigurimit u vendos edhe për Ranaldo Likën, të dy punonjës të AKU-së në Berat. Sipas hetimeve të prokurorisë, gjatë kontrolleve të kryera në një subjekt ushqimor, punonjësit kanë plotësuar praktikën në mënyrë fiktive.

Lini një Përgjigje