TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2023, 15:14

Institucione të kapura nga mashtruesit me ndihmën e oligarkëve

Shkruar nga Pamfleti

Institucione të kapura nga mashtruesit me ndihmën e oligarkëve

Rikthehemi tek ju me vullnetin e mirë që të bëjmë më të mirën me maksimumin e mundësive tona duke denoncuar të gjithë ata që po na dëmtojnë në jetën tonë të përditshme, si në rastin e mashtruesve profesionist me pije të nivele shumë të ulëta e me norma fitimi që as me mendje nuk arrihet, plot 130%. Kjo në bazë të bisedave me shumë kompani që merren me importe e prodhim por që mashtruesit e kishin zgjedhur më së miri, lirë në blerje dhe duke ne vrarë me cilësinë skandaloze që mund të ketë ky pseudo produkt që për momentin na e sërvirin si 8S2 dhe na mashtrojnë duke thënë se ka çmim të lartë për shkak të cilësisë pa marrë parasysh se është çmimi më i ulët që importohet në këtë vend. Duke vendosur këto norma fitimi galopante arrihet çdo gjë, si korruptimi i institucioneve e ministrave, mbajtja si partner në fitime e oligarkëve dhe njerëzve rreth tyre, deputet apo ish deputetë të kuvendit, e mediave më në zë në Shqipëri pasi dihet se njëlloj janë, mjafton ti dërgosh disa para dhe ata transmetojnë çfarë ti dalë para.

Imagjinoni vendet e zhvilluara të kishin këto skandale me këto lloj mashtruesish dhe për këtë po marrim një shembull në SHBA. Ju kujtohet shqiptari që kishte rritur çmimin e ilaçit me shifra të mëdha dhe që gjykata e dënoi? Po këta mashtruesit e vendit tonë, a ka institucione që mund ti ndalojë? Së paku për shëndetin që po na rrezikohet nga produktet që shesin. Institucionet e kapura nuk duan të ndërhyjnë për të na vlerësuar si qytetarë të denjë, e duke mos lejuar të na vrasin inteligjencën duke thënë se ishte B52, u bë 852 dhe tani na qenka bërë 8S2, ku asnjeri nuk gjen dot ndryshimin apo emrat artistik të këtyre “Vipa-ve”. Do të duhet të fillojmë të mendojmë edhe për ndonjë emër artistik të Coca-Cola, Red Bull apo Mc Donalds. Sa shumë do të lodheshim të imagjinonim se çfarë kanë në mendje këta monstra që vetëm tallen me qytetarët dhe ne u dashka tu shkojmë nga pas. Vendet europiane i kanë sanksionuar me ligj këta mashtrues dhe ata nuk mund të bëjnë asgjë pasi menjëherë u tregojnë vendin, siç ishte konkretisht rasti i kompanisë holandeze që prodhon 8S2 e famshëm të “marifetçinjve” me koston zero për tregun tonë. Kjo kompani i kishte përdorur emrin birrave bavareze, pra përdor emrin e landit më të njohur në Gjermani, atë Bavarez. Le ta provojë kompania e famshme të tregtojë birrën Bavaria në Gjermani. Nëse nuk ja dalin dot po i japim ne një marifet që e kemi mësuar nga vetë ata. Le ta bëjnë AVARIA ose 8AVARIA. Gërmën A ose 8 ata mund ta modifikojnë të duket si 8, tamam si me pijen energjike B52 që thonë është 8S2 dhe në Gjermani mund të thonë sështë Bavaria. Ta provojnë njëherë këtë marifet në Gjermani se mbase i ecën dhe mbase dhe ata korruptohet lehtë si në shtetin Shqiptarë. Të mos e përdorin këtë marifet vetëm në Shqipëri, ku vetëm në vendin tonë mund të ndodhin këto çudira për arsye se gjejnë terren e tallen me popullin nga institucionet inekzistente e të korruptuara, që janë ulur këmbë kryq me të keqen e shkelësit e ligjit duke mbushur xhepat e duke na vrarë shëndetin dhe mendjen.

Siç ju kemi bërë me dije në shkrimet e mëparshme, në takimin që patëm me krerë të kompanisë që mban pronësinë mbi Markën B52 në Shqipëri rrëfimet i kishin shumë të rezervuara dhe kishin rënë në pesimizëm për shkeljen e të drejtave të tyre, pra shkelja e të drejtave ligjore mbi pronësinë e Markës B52 dhe moszbatimi i ligjit nga institucionet duke i kërënuar e detyruar të mos ngrenë kokë pasi këtu të bëjnë gjëmën po i denoncove apo kundështove. Në rrëfimet e tyre mbajtëm shënime dhe pamë pafund shkelje që i ishin bërë e po vazhdonin ti bëheshin kësaj kompanie. Rastet kur shoqëria i drejtohej institucioneve për zbatim të vendimit të gjykatave, e këto nuk ishin pak por plot 7 vendime vetëm për markën “B52”, dy vendime për aplikimin e 852 dhe një vendim për aplikimin “8S2”.  Këto të fundit kuptohet janë shpikjet e reja të “marifetçinjve” , ku nuk ndryshojnë asgjë në disajn por thjesht shprehen se nuk është B52. Juristja e kompanisë së famshme holandeze del me zë e figurë e thotë se është e njejtë me “B52”. Pra kujt ti besojmë, deklaratës së juristes apo mbrojtjes së po kësaj kompanie që thonë se nuk ka asnjë lidhje me markën B52?! Kompania që mban pronësinë mbi markën e B52 i ishte drejtuar disa institucioneve si: AKU, AMA, Mbrojtja e Konsumatorit, Autoriteti i Konkurencës, Krimi Ekonomik, Ministria e Financave dhe Kryeministri. E vetmja që kishte dërguar një shkresë disa mediave televizive ishte AMA por thjesht pasi asnjë media televizive nuk ndaloi reklamën e as nuk mori ndonjë penalitet nga AMA për shkelje të të drejtave të kompanisë që mban pronësinë e B52. Mashtruesit e shtuan reklamën më shumë tamam sikur shkresa e AMA-s të ishte një kërkesë që mediat ti jepnin mundësi më shumë mashtruesve për të reklamuar produktin që një zot e di çfarë ka brenda që arrin të vijë me ato çmime në Doganë. Pra ndër pijet energjike më të lira që futet në vendin tonë dhe që i  rritet artificialisht çmimi sapo del nga dogana, duke vendosur rekorde në normat e fitimit.

Këtu sqarohet qartë e me fakte dhe kërkohej të bëhej ekzekutimi i vendimeve të Gjykatave ku ishin bashkëngjitur të gjitha vendimet. Në secilin zarf ishin vendosur dy kanaçe, ajo që tregtohej dhe ajo që tregtohet sot dhe që nuk ka asnjë ndryshim.

Institucione të kapura nga mashtruesit me ndihmën e oligarkëve

Pikërisht i kërkohej dhe të gjenin ndryshimin por përgjigjet ishin të një niveli shumë të ulët dhe kishte dhe disa përgjigje që ishin të njëjta copy paste e drejtorisë së Doganave ku thuhet se jemi në procese gjyqësore. Por për çfarë procesi flasin dhe a kanë juristë apo njerëz të logjikshëm që duhet të lexojnë e zbatojnë ligjet? Çfarë vendimi mund të pritet sot kur bëhet fjalë për vitin 2018? A ka ligjvënës që mund të veprojnë jashtë korrnizës ligjore të shkeljes apo të kërkesës së bërë nga pala kërkuese e ku në gjykatë kërkohej të goditej vendimi i heqjes së mbrojtjes për vitin 2018? Ligji i mbrojtjes ishte 1 vjeçar dhe çfarë mund të bëjë  gjykata ndryshe që këto pak institucione që tentojnë të përgjigjen shprehen se po presin gjykatën. U bënë dhe institucionet e vendit si mashtruesit tanë që flasin me emra artistik, bëjnë shpikje “avionësh” në kohë rekord dhe tani populli nuk ka as ku të qajë hallin se vendimet e gjykatave na qenkan të inekzistente.

Kemi fakte pafund që këto çudira janë dërguar në gjykata ndërkombëtare dhe ato nuk na kanë penalizuar pak por janë shifra katastrofale që duam apo nuk duam do ti paguajmë. Drejtuesit e shtetit as që e vënë ujin në zjarr për këtë gjë por sot mbushin xhepat në çdo formë të mundshme duke mos bërë as minimumin që është të na ruajnë shëndetin dhe të mos lejojnë të tallen me inteligjencën tonë lëta “marifetçinj”. Ne nuk do të ndalim së denoncuari e sensibilizuari që populli ynë të mos bie pre e mashtruesve por çdo ditë të jenë në dijeni se çfarë konsumojnë dhe kur ka diçka që nuk e dinë, ti drejtohen institucioneve private të pavarura që të marrin informacionin e saktë e të plotë dhe të mos biem pre e produkteve të dëmshme për shëndetin duke marrë kështu sensibilizimin e duhur.

Bashkëngjitur do të gjeni shkresën e dërguar nga kompania që mban pronësinë mbi markën drejtuar insititucioneve përkatëse.

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje