TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2023, 15:07

“Lali jam, më duhen 100”, si babë e bir tentuan të mashtronin biznesmenin duke përdorur emrin e Veliajt; gjykata i lë në burg

Shkruar nga Pamfleti

“Lali jam, më duhen 100”, si babë e bir tentuan të

Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest me burg” për Bedri dhe Albett Vodhën, të cilët kanë tentuar t’i marrin një biznesmeni 100 mijë euro përmes mashtrimit. Ata kanë përdorur emrin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj me qëllim përvetësimin e 100 mijë eurove nga sipërmarrësi Ram Geci.

Mësohet se atij i ka mbërritur një mesazh në Telegram nga një numër anglez ku dërguesi kërkonte 100 mijë euro dhe prezantohej në emër të kryebashkiakut.

"Lali jam, ti e di si e kam situatën në këto kohë, a ke mundësi për 100?", thuhet në mesazh. Por mesa duket biznesmeni nuk ka rënë pre e ketij mashtrimi dhe menjëherë ka denoncuar në polici. Nën mbikëqyrjen e prokurorit të çështjes, agjentët e rendit vijuan komunikimet me mashtruesit  me qëllim kapjen e tyre në momentin e dorëzimit të parave. Për këtë arsye grupi i hetimit u dërgoi autorëve mesazhin ku thuhej "nuk i kam 100, po 70 të bëjnë punë"?

Mashtruesit kanë shprehur dakordësi, duke lënë takim më 6 maj për të marrë shumën monetare, por në këtë moment, kanë ndërhyrë forcat e policisë që ndodheshin në gatishmëri ku kanë arrestuar në flagrance të babe e bir, ndërsa kanë shpallur ne kërkim  Florian Gjergjin, i cili dyshohet se është organizatori  i kësaj skeme mashtrimi.

biznesmeni mashtrim 100 mije euro

Lini një Përgjigje