Objektivi i operacionit ishte një ndërtim pa leje i ngritur nga Helidon Gjikoka, i njohur nga banorët si një ndër emrat e botës së krimit në jug të vendit.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) Qendror ka ndërmarrë një aksion të gjerë këtë mëngjes në zonën e Drimadhes. Objektivi i operacionit ishte një ndërtim pa leje i ngritur nga Helidon Gjikoka, i njohur nga banorët si një ndër emrat e botës së krimit në jug të vendit.
Operacioni u shoqërua me praninë e forcave të shumta të Policisë së Shtetit, të DVP Vlorë, të cilat rrethuan perimetrin për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e aksionit.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se ndërhyrja është pjesë e aksionit të qeverisë kundër ndërtimeve të paligjshme në zonat bregdetare, ndërsa pritet që objekti i paligjshëm të shembet gjatë ditës së sotme.


Lini një Përgjigje